Pragë: Nga shkatërrimi i një ure – katër vetë të lënduar

Evropë

Pragë: Nga shkatërrimi i një ure – katër vetë të lënduar

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 10:15
Pamje e disa urave mbi lumin Vltava në Pragë

Katër vetë janë lënduar, dy prej tyre seriozisht, pasi një urë e këmbësorëve është shkatërruar në kryeqytetin Pragë të Çekisë.

Kjo urë e gjatë 250 metra mbi lumin Vltava, në pjesën veriore të Pragës, dje është shkatërruar plotësisht.

Zyrtarët mjekësorë i kanë thënë agjencisë AFP se “një mashkull 60 vjeçar është në komë artificiale, ndëra një grua 63 vjeçare është dërguar në spital me lëndime të shumta”. Sipas këtyre zyrtarëve, janë trajtuar edhe dy meshkuj të moshës 34 dhe 43 vjeçare me lëndime më të lehta.

Kjo urë ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe është shfrytëzuar nga këmbësorët dhe biçiklistët.

Mediat e Çekisë kanë raportuar se autoritetet për urat e Pragës ishin ankuar se 156 litarë të çeliktë të urës ishin përfshirë nga ndryshku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat