Fotoja e zënë nga anija ruse nuk është e nëndetëses argjentinase

Evropë

Fotoja e zënë nga anija ruse nuk është e nëndetëses argjentinase

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:17
Ilustrim

Një “pamje e mjegullt” e regjistruar nga një anije paemër nënujore e Rusisë, nuk ishte e nëndetëses së Argjentinës, e cila është zhdukur me 44 anëtarë të ekuipazhit, tha dje Marina e Argjentinës.

Anija zhytëse ruse ishte vendosur për ta shqyrtuar një objekt 60 metra të gjatë, 477 metra nën nivelin e detit, në një hapësirë ku nëndetësja argjentinase besohet se kishte pësuar një eksplodim brenda saj, të ndërlidhur me sistemin e baterive.

Ekuipazhet nga Argjentina, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe vendet e tjera, kanë marrë pjesë në përpjekjet për gjetjen e nëndetëses, megjithqë janë zbehur shpresat për gjetjen e ndonjë anëtari të gjallë të ekipazhit.

“Është konfirmuar se ajo nuk ishte guaska e nëndetëses”, por një anije e fundosur peshkatare, tha zdhënësi i Marinës së Argjentinës, Enrique Balbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat