Ukrainë: Opozita demonstroi në favor të ligjit për shkarkimin e presidentit

Evropë

Ukrainë: Opozita demonstroi në favor të ligjit për shkarkimin e presidentit

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:30
Pamje nga një protestë e mëparshme në Kiev të Ukrainës

Mijëra aktivistë opozitarë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, kanë marrë pjesë në një tubim duke kërkuar nga parlamenti i këtij vendi që ta miratojë legjislacionin për shkarkimin e presidentit.

Policia tha se demonstrata e organizuar nga partia, Lëvizja e Forcave të Reja, e Mikheil Saakashvilit, i ka tërhequr afro 2,500 vetë, por raportet në mediat lokale thonë se në tubim morën pjesë afro 5 mijë njerëz.

Demonstruesit u shpërndanë në mënyrë paqësore, pasi marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit Kiev dhe mbajtën tubim në Sheshin e Evropës.

Demonstrata ishte ftuar fillimisht nga Saakashvili, një kohë aleat i presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, por shumë liderë politikë opozitarë në Ukrainë, po ashtu, morën pjesë në protestën e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat