Hagë –TPIY-ja i kërkon kroatëve të mos mohojnë krimet e së kaluarës

Evropë

Hagë –TPIY-ja i kërkon kroatëve të mos mohojnë krimet e së kaluarës

Nga: ATSH Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 19:43
Serge Brammertz

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY), Serge Brammertz, i kërkoi krerëve kroatë të pranojnë të kaluarën dhe të punojnë për bashkim, pas vetëvrasjes së kroatit Slobodan Praljak i dënuar për krime lufte.

“Është një fatkeqësi që Praljak zgjodhi t’i japë fund ditëve të tij”, deklaroi sot Serge Brammertz.

“Por ju duhet të kuptoni se mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe për të mbijetuarit e krimeve për të cilat ai u dënua”, shtoi prokurori.

Të mërkurën, Slobodan Praljak bëri vetëvrasje duke gëlltitur përmbajtjen e një shisheje të vogël në një sallë audience të TPIY-së.

Ai sapo morri konfirmimin e dënimit të tij me 20 vite burg për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje (1992-1995).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat