Një tërmet 4,2 ballë Rihter godet Italinë

Evropë

Një tërmet 4,2 ballë Rihter godet Italinë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4,2 ballë të shkallës Rihter goditit sot Amatriçen, në provincën e Rietit.

“Tërmeti ishte me ipoqendër në tetë kilometra thellësi. Epiqendra e tërmetit u lokalizua tre kilometra nga Amatriçe, nëntë kilometra nga Kampotosto (Akuila), 15 kilometra nga Kortino (Teramo), 16 kilometra nga Arkuata del Tronto (Askoli Piçeno) dhe 56 kilometra nga Terni”, sipas Institutit kombëtar të Sizmiologjisë dhe Vullkanologjisë.

Për momentin nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

Më 24 gusht të vitit të kaluar kjo zonë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter duke shkaktuar rreth 300 të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat