Rusia kërkon ndihmën e NATO-s për të luftuar tregtinë afgane të drogës - Bota Sot
Rusia kërkon ndihmën e NATO-s për të luftuar tregtinë afgane të drogës

Evropë

E martë, 12 dhjetor 2017

Rusia kërkon ndihmën e NATO-s për të luftuar tregtinë afgane të drogës

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka bërë thirrje NATO-s të bashkëpunojë me Moskën për të ndaluar aktivitetin e drogave ilegale që vijnë nga Afganistani.

“Ne i bëjmë thirrje përfaqësuesve të NATO-s të kemi qasje të përbashkëta për ndalimin e biznesit të drogës dhe terrorizmit të ardhur nga Afganistani”, deklaroi sot Lavrov gjatë një konference kundër drogës në Moskë, ku morën pjesë edhe anëtarë të parlamentit rus.

Sipas një raporti të agjencisë së OKB-së kundër Drogës, UNODC, në tokat bujqësore afgane janë mbjellë vitin e kaluar 328 000 hektarë me bimën e opiumit duke regjistruar një rekord të ri.

Bima e opiumit përpunohet kimikisht për të prodhuar heroinë dhe opioide të tjera sintetike për përdorim mjekësor dhe për tregtinë ilegale të drogës.

“Këtë vit është korrur rreth 9 000 tonë opium, lënda e parë e të cilës është heroina”, sipas raportit të OKB-së.

NATO tha se trupat ushtarake janë angazhuar në Afganistan për të luftuar lëvizjen islamike talebane radikale.

Kontrabandistët e drogës e transportojnë produktin e tyre nga Afganistani nëpërmjet Rusisë dhe ish-republikave sovjetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test