Macron i shqetësuar me deklaratat e Trumpit për Jerusalemin

Evropë

Macron i shqetësuar me deklaratat e Trumpit për Jerusalemin

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 00:15
Emannuel Macron

Presidenti francez, Emannuel Macron i ka shprehur shqetësimin e tij presidentit amerikan Donald Tramp, në lidhje më mundësinë që SHBA-të mund ta njohin Jerusalemin si kryeqytet izraelit, njoftoi kabineti i Macronit.

"Macron ka konfirmuar se çështja e statusit të Jerusalemit duhet të zgjidhet brenda kuadrit të bisedimeve të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve, me qëllim që të krijojë posaçërisht dy shtete, Izrael dhe Palestinë, të cilët jetojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt pranë njëri-tjetrit, me Jerusalemin si një vend prestigjioz”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas një bisede telefonike mes Macronit dhe Trumpit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat