SPD pro bisedimeve me CDU/CSU - Bota Sot
SPD pro bisedimeve me CDU/CSU

Evropë

E hënë, 11 dhjetor 2017

SPD pro bisedimeve me CDU/CSU

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 08:41
Merkel

Kryetari i socialdemokratëve Martin Schulz deklaroi se partia e tij do të hyjë në bisedime me CDU/CSU për të krijuar një qeveri të mundshme. Por se socialdemokratët nuk duan të vihen nën presion prej CDU dhe CSU-së pas dështimit të bisedimeve disajavëshe për koalicion që zhvilluan ata me liberalët dhe të gjelbrit.

Martin Schulz tha se SPD-ja do të vendosë në kongresin e saj nëse do të jetë apo jo përsëri e gatshme për një koalicion të madh. Socialdemokratët do të diskutojnë aty jo vetëm për mundësinë e një koalicioni të madh me CDU/CSU-në, por dhe për tolerimin e një qeverie pakice ose për konstelacione të tjera.

Image

Schulz tha se në kongres do të diskutohet për të gjitha mundësitë, sepse pas rezulatatit të dobët në zgjedhje SPD-ja donte të kalonte në opozitë. Por pas dështimit të bisedimeve për koalicion mes CDU/SCU, liberalëve dhe të gjelbërve është krijuar një situatë e re.

Kërkesat e SPD-së

Socialdemokratët duan që të arrijnë maksimumin e kërkesave të programit të tyre elektoral, ndër të tjera sigurim shëndetësor bazë për të gjithë, bashkimin familjar për arsye humanitare në rastin e refugjatëve, synime ambicioze për mbrojtjen e klimës apo të drejtën e garantuar me ligj për të punuar me kohë të pjesëshme (part time) dhe për të kaluar sërish në kohë të plotë.

Kongresi vendos

Pas rezulatatit të dobët në zgjedhje SPD-ja donte të kalonte në opozitë. Por pas dështimit të bisedimeve për koalicion mes CDU/SCU, liberalëve dhe të gjelbërve Schulzi dhe drejtues të tjerë të kësaj partie thanë se është krijuar një situatë e re dhe filluan të kalojnë nga jo-ja strikte në idenë e rikrijimi të një koalcioni të ri të madh. Gjithësesi fjalën e fundit do ta ketë kongresi i SPD-së që zhvillohet nga data 7-9 dhjetor në Berlin./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test