Bllokohen sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Greqi

Evropë

Bllokohen sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Greqi

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:51
ilustrim

Policia greke tha se goditi një rrjet të trafikut të heroinës, duke bllokuar 28,7 kilogramë heroinë dhe arrestuar tre persona, mes të cilëve dy shqiptarë. Sipas burimeve policore greke operacioni ishte i shtrirë në Athinë dhe Selanik. Heroina hynte nga Turqia dhe nga Shqipëria dhe pasi ripaketohej shpërndahej në tregun kriminal të llojeve të forta të drogës. Policia greke tha se pjesë e grupit ishte edhe një 29 vjeçare greke. Policia greke tha se ka gjetur edhe përzierës të heroinë dhe një sasi monetare në euro.

Nga hetimet policia greke tha se gjurmoi shtëpinë, ku banonte 32 vjeçari shqiptar që dyshohet si “truri” i trafikut, ku ishin fshehur pako të vogla të heroinës (90 g.), si dhe një shumë prej 4,600 eurosh. Më pas në një restorant u gjet sasia tjetër e drogës.

Ndërkaq polica greke tha se goditi edhe një rrjet të trafiktu të kokainës duke bllokuar 381 kilogramë kokainë. Operacioni erdhi pas arerstimit të një shtetasi serb të dielën e 3 dhjetorit. Policia tha se dyshimet për aktivitetin e rrjetit erdhën pas udhëtimeve të 32 vjeçarit serb në Amerikën Latine, përkatësisht Ekuador, Peru dhe Brazil. Sipas policisë greke sasia e kokainës ishte futur me artikuj sportivë në Greqi në harkun e një muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat