Lavrov: Zgjidhen çështjet juridike për Detin Kaspik - Bota Sot
Lavrov: Zgjidhen çështjet juridike për Detin Kaspik

Evropë

E hënë, 11 dhjetor 2017

Lavrov: Zgjidhen çështjet juridike për Detin Kaspik

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 18:43
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se pesë shtete kaspike janë pajtuar për “të gjitha çështjet e diskutueshme kryesore” sa i përket statusit juridik të Detit Kaspik.

Pas takimit të sotëm në Moskë me kolegët nga Azerbajxhani, Irani, Kazakistani dhe Turkmenia, zoti Lavrov tha se propozim teksti i Konventës për statusin juridik të Detit Kaspik ësht “praktikisht gati” për nënshkrim nga presidentët e shteteve kaspike në samitin e tyre vitin e ardhshëm në Kazakistan.

Deti Kaspik e ka sasinë më të madhe ujore në botë të rrethuar me kontinent dhe ka burime të mëdha të hidrokarbureve.

Nëse juridikisht Kaspiku shpallet det, atëherë të pesë vendet në bregun e tij do t’i shënojnë ujërat territoriale të tyre dhe burimet do t’i shfrytëzonin sipas dëshirës së vet.

Por, nëse ai klasifikohet si liqen, të gjitha burimet e Kaspikut dhe profitet nga ato, do të ndaheshin në mënyrë të barabartë në mesin e pesë vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test