Parandalohen nëntë sulme terroriste

Evropë

Parandalohen nëntë sulme terroriste

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:13
Policia e Britanisë

Nëntë sulme terroriste janë parandaluar që prej muajit mars në Britaninë e Madhe, ndërkohë që pesë të tjerë nuk janë mundur të shmangen, duke marrë jetën e 36 personave, njoftoi sot ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd.

"Që prej vrasjes së një ushtari në Londër, në maj 2013, 22 komplote terroriste janë parandaluar, nëntë prej të cilëve që prej atentatit të kryer në mars në urën Westminster dhe para Parlamentit”, deklaroi Rudd para deputetëve britanikë.

Ajo u shpreh pas një prezantimi të gjendjes së kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe bërë për qeverinë nga kreu i shërbimit sekret britanik MI5, Andrew Parker.

Ky i fundit paralajmëroi ekzekutivin se dështimi i grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak, nuk nënkupton se kërcënimi duhet të përjashtohet tashmë.

“Rrjetet sociale po përdoren aktualisht për të inkurajuar sulmet e reja në Britaninë e Madhe dhe gjetkë”, theksoi më herët një zëdhënës i kryeministres, Theresa May.

Vala e atentateve në Britaninë e Madhe këtë vit, katër prej të cilave janë marrë përsipër nga Shteti Islamik, duke shkaktuar 36 të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat