Papa Françesku: Të respektohet staus quo-ja për Jerusalemin - Bota Sot
Papa Françesku: Të respektohet staus quo-ja për Jerusalemin

Evropë

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Papa Françesku: Të respektohet staus quo-ja për Jerusalemin

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:22
Papa Françesku

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, kanë bërë të ditur zyrtarë të administratës.

Ai pritet që këtë vendim ta bëjë publik gjatë ditës së mërkurë. Trump gjithashtu pritet që të lëvizë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, por ky proces do të bëhet brenda viteve të ardhshme.

Izraeli ka mirëpritur vendimin, ndërsa Palestina dhe vendet arabe kanë paralajmëruar se ky vendim mund të shkatërrojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Papa Françesku ka bërë thirrje që të respektohet  ‘status quo’-ja. ‘Deri të dialogu do të mund të arrihet vetëm nëse respektohen të drejtat e të gjithë njerëzve”, tha ai.

Arabia Saudite, një aleate e SHBA-ve  e quajti politikën e re "një provokim flagrant ndaj myslimanëve".

Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të ardhshëm palestinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test