Stoltenberg kërkon mospërfshirjen e NATO-s në vendimin e SHBA për Jerusalemin

Evropë

Stoltenberg kërkon mospërfshirjen e NATO-s në vendimin e SHBA për Jerusalemin

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:57
Jens Stoltenberg

Njohja e Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit është një vendim kombëtar dhe jo një vendim i marrë nga NATO-ja, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, duke refuzuar të spekulojë rreth njoftimit të ardhshëm të SHBA-së për këtë çështje.

“Janë kombet ata që marrin vendime për këto çështje dhe ky vendim i takon SHBA-së”, tha ai.

“NATO nuk është pjesë e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, por aleatët e NATO-s kanë mbështetur të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për të negociuar për konfliktin në Lindjen e Mesme”, shtoi shefi i NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat