May planifikon të flasë me Trump rreth Jerusalemit - Bota Sot
May planifikon të flasë me Trump rreth Jerusalemit

Evropë

E premte, 15 dhjetor 2017

May planifikon të flasë me Trump rreth Jerusalemit

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:36
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi sot se ka ndërmend të bisedojë me presidentin e SHBA Donald Trump rreth statusit të Jerusalemit, i cili sipas saj duhet të përcaktohet pas marrëveshjes midis Izraelit dhe palestinezëve.

"Planifikoj të bisedoj me Donald Trump rreth saj. Statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet në negociatat midis izraelitëve dhe palestinezëve," tha May.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendim të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ai në një deklaratë të bërë sot, ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak të “gjendjes së domosdoshme” për arritjen e paqes, raporton Sky News.

Trump po ashtu konfirmoi se Ambasada amerikane në Izrael do të zhvendoset në Jerusalem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test