Schulz: SPD të mbështesë bisedimet me Merkelin për një Gjermani të fortë - Bota Sot
Schulz: SPD të mbështesë bisedimet me Merkelin për një Gjermani të fortë

Evropë

E martë, 12 dhjetor 2017

Schulz: SPD të mbështesë bisedimet me Merkelin për një Gjermani të fortë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:23
Martin Schulz

Lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD), Martin Schulz i bëri thirrje sot partisë së tij për të mbajtur një përgjegjësi kombëtare dhe për të forcuar Evropën, duke mbështetur bisedimet me konservatorët e kancelares, Angela Merkel, për formimin e një qeverie të re.

“Një SPD e fortë është e nevojshme për ta bërë Gjermaninë të fortë dhe një Gjermani e fortë është e nevojshme për ta bërë Evropën të fortë”, deklaroi Schulz gjatë kongresit të partisë.

“Ne nuk duhet të qeverisim me çdo kusht”, tha Schulz, duke shtuar se gjëja më e rëndësishme për SPD-në ishte përfshirja e programit të saj në qeverinë e drejtuar nga Merkeli.

Ai tha se rikthimi i SPD-së nuk mund të vendoset mbi interesat e kombit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test