SPD-ja i hap rrugë koalicionit me Merkelin - Bota Sot
SPD-ja i hap rrugë koalicionit me Merkelin

Evropë

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

SPD-ja i hap rrugë koalicionit me Merkelin

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 20:17
Martin Schulz

Partia Socialdemokrate Gjermane (SPD) i hapi rrugën sot krijimit të një koalicioni të ri me Angela Merkel, pasi sot votoi pro zhvillimit të bisedimeve me konservatorët e kancelares.

Shefi i SPD-së, Martin Schulz i bëri thirrje anëtarëve të partisë që të braktisin ngurrimet e tyre për t’u ribashkuar me Merkelin në një koalicion dhe të hyjnë në bisedime eksploruese për të krijuar një qeveri me konservatorët e saj, Kristian Demokratë dhe aleatët me qendër në bavari, Unioni Social Kristian.

“Një SPD e fortë është e nevojshme për ta bërë Gjermaninë të fortë dhe një Gjermani e fortë është e nevojshme për ta bërë Evropën të fortë”, deklaroi Schulz gjatë kongresit të partisë.

Megjithatë, në një seri fjalimesh pasionante shumë të deleguar të SPD-së dolën hapur kundër një bashkimi të ri me Merkelin pasi vota për partinë arriti nivelin më të ulët që prej vitit 1959 në zgjedhjet legjislative të shtatorit, si dhe kritikuar lidershipin e Schulz-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test