BE-ja e Britania arrinë marrëveshje për negociatat e Brexit

Evropë

BE-ja e Britania arrinë marrëveshje për negociatat e Brexit

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 08:14
Pamje nga konferenca për gazetarë e kryeministres May dhe e presidentit Juncker

Komisioni Evropian thotë se është bërë progres i rëndsishëm në negociatat me Britaninë për kushtet e ndarjes dhe për kalimin në një fazë të re të negociatave për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, proces që njihet si Brexit.

Këtë kumtesë, Komisioni Evropian e ka bërë sot, pas takimit ndërmjet presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministres britanike, Theresa May, në Bruksel.

Zoti Juncker u tha gazetarëve, pas takimit, se beson se “tash ne kemi bërë një kthesë që ishte e nevojshme” dhe se do t’i njoftojë liderët e Bashkimit Evropian se “është arritur progres i rëndsishëm” në bisedat për Brexit.

Megjithatë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren May, Juncker tha se ka mbetur edhe shumë punë për tu bërë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat