Kryetari i Parlamentit suedez mohon akuzat për ngacmim seksual

Evropë

Kryetari i Parlamentit suedez mohon akuzat për ngacmim seksual

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 23:57
Dagens Nyheter

Kryetari i Parlamentit suedez hodhi poshtë akuzat për sjellje të pahijshme kundër grave dhe mirëpriti një hetim të pavarur për këtë çështje, ndërkohë që mediat lokale vazhdojn% të hetojë seksizmin dhe abuzimin në vendin e punës.

E përditshmja e Stokholmit “Dagens Nyheter” publikoi sot akuza se kryetari i parlamentit, Urban Ahlin kishte ngacmuar seksualisht disa gra.

Një prej rasteve kishte të bënte me një grua që kishte punuar me Ahlin në vitin 2008, kur ai ishte zëdhënës i Punëve të Jashtme për Partinë Socialdemokrate, që në atë kohë ishte në opozitë.

Sipas deklaratave të kësaj gruaje, Ahlin i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje seksiste.

Që prej asaj kohe ajo ishte larguar nga politika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat