Putin viziton Turqinë "për të adresuar situatën në Lindjen e Mesme"

Evropë

Putin viziton Turqinë "për të adresuar situatën në Lindjen e Mesme"

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 09:04
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili tashmë ka të caktuar një vizitë në Egjipt më 11 dhjetor, do të udhëtojë në të njëjtën ditë edhe në Turqi, për bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Putin dhe Erdogan planifikojnë të diskutojnë çështjet dypalëshe, përfshirë projektet e përbashkëta të energjisë, si dhe konfliktin në Siri dhe situatën e gjerë në Lindjen e Mesme, tha Kremlini.

Reuters citoi burime të afërta me Erdoganin të kenë thënë se bisedimet do të adresojnë zhvillimet në Jerusalem - referencë për tensionet dhe trazirat atje, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Duke njoftuar për vizitën e Putinit në Egjipt, Kremlini ka thënë më 7 dhjetor se ai dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, do të diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme në mesin e çështjeve të tjera.

Egjipti, Turqia dhe Rusia e kanë kritikuar vendimin e Trumpit për Jerusalemin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat