Erdogan kërkon të drejtat për turqit në Greqi

Evropë

Erdogan kërkon të drejtat për turqit në Greqi

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 10:38
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan së bashku me gruan e tij, Emine Erdogan dhe anëtarë të tjerë të komunitetit mysliman në Komotini, Greqi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një vizite në verilindje të Greqisë, ka kërkuar që të mbrohen të drejtat e myslimanëve që flasin gjuhën turke në këtë zonë.

Turqia vazhdon, “të punojë shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve me origjinë greke, ashtu sikur për qytetarët tanë. Andaj ne besojmë se kemi të drejtë të kërkojmë të njëjtën qasje nga ju”, ka thënë Erdogan, para rreth 1000 personave në Komotini.

Vlerësohet se rreth 120,000-150,000 myslimanë turk-folës janë në verilindje të Greqisë.

Lideri turk ka cituar kushtet e Traktatit të Lozanës më 1923, duke shtuar se ajo nuk po respektohet siç duhet.

Erdogan u ka thënë mbështetësve në Komotini se “ju jeni ura në mes të Turqisë dhe Greqisë, ne ju shohim në këtë mënyrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat