Çmimi ndërkombëtar i Karlit 2018 për Emmanuel Macron

Evropë

Çmimi ndërkombëtar i Karlit 2018 për Emmanuel Macron

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:58
Presidenti francez, Macron

Presidenti francez vlerësohet me Çmimin e qytetit të Ahenit Karli i Madh për vitin 2018 për merita në unitetin e Europës. Macron vlerësohet për "vizionin e një Europe të re dhe rithemelimin e projektit europian".

"Dy aspekte na kanë nxitur të vlerësojmë presidentin francez", deklaroi kryebashkiaku i Ahenit Marcel Philipp për përzgjedhjen e Emmanuel Macron-it për Çmimin Karli i Madh 2018. Në radhë të parë "angazhimi i tij për unnitetin europian dhe lufta e vendosur kundër çdo forme nacionalizmi janë shembullore dhe udhërrëfyese".

Himni i Europës në vend të Marsejezës

Kryebashkiaku i Ahenit Philipp e quajti Macron një mik i deklaruar i Europës "një paraprijës i guximshëm për ripërtëritjen e ëndrrës europiane". Kryetari i drejtorisë së Çmimit Karli i Madh, Jürgen Linden, theksoi "impulset e vlefshme për debatin europian për reformat". E paharruar mbetet skena, kur presidenti i sapozgjedhur i Francës në atriumin e Luvrit nuk këndoi himin kombëtar Marsejezën, por himin europian. Me këtë Macron ka nënvizuar ankorimin e Francës në Bashkimin Europian, tha Linden.

Sipas të dhënave të qytetit të Ahenit dhe drejtorisë së Çmimit Karl, Macron ka reaguar, duke vënë në dukje, se gëzohet për këtë vlerësim, bëhet e ditur.

Medalje e vogël, nderim i madh

Emmanuel Macron është presidenti i Francës që nga maji 2017. Me lëvizjen e tij politike "En Marche" ai hyri në garën presidenciale dhe fitoi balotazhin ndaj Marine Le Pen të Front National e ekstremi të djathtë. Çmimi Karli i Madh pa donacion konsiderohet si vlerësimi më i rëndësishëm për meritat për bashkimin europian. Për herë të parë ky çmim është akorduar në vitin 1950. Dorëzimi i çmimit bëhet më 10 maj, ditën e inagurimit të bashkisë së Ahenit./dw

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat