Takim i liderëve të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë

Evropë

Takim i liderëve të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 12:25
Aleksis Cipras, Aleksandar Vuçiq, Bojko Borisov dhe Mihaj Tudose

Në kuadër të Këshillit të lartë për bashkëpunim midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, sot në Beograd do të mbahet takim i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me kryeministrat e tre vendeve - Aleksis Cipras, Bojko Borisov dhe Mihaj Tudose.

Pritet në takim katër liderët të bisedojnë për projektet e përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të Serbisë, duke e pasur parasysh kryesimin e radhës të Bullgarisë me BE-në.

Mediat serbe shkruajnë se bëhet fjalë për takim të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, në të cilin më së shumti kujdes do t'i kushtohet sigurisë energjetike, zhvillimit të bashkëpunimit për lidhje në komunikacion, infrastrukturë dhe energjetikë, si faktorë kryesorë për tërheqjen e investimeve dhe për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat