Koment: Feja islame dhe Perëndimi nuk janë kontradiktë

Evropë

Koment: Feja islame dhe Perëndimi nuk janë kontradiktë

Nga: ?Loay Mudoonh Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 23:12
Diagram

Sipas një studimi të institutit të Uashingtonit "Pew Research Center" numri i mylsimanëve në Europë do të rritet. Megjithatë kjo nuk është arsye për të ndjellë fantazmën e islamizimit të Perëndimit, mendon Loay Mudhoon.

"Numri i myslimanëve në Europë do të rritet dukshëm " dhe "Europa do të bëhet më myslimane". Kështu ose në mënyrë të ngjashme formulohen kryetitujt në shumicën e medieve në Gjermani, që kanë raportuar mbi rezultatet e hulumtimit të institutit studimor në SHBA Pew Research Center.

Image
Loay Mudhoon

Një katastrofë e pashmangshme?

Tituj të tillë tingëllojnë, sikur ne do të na duhej që për arsye të ndonjë zhvillimi të mundshëm demografik të përgatiteshim si para një katastrofe natyrore të pashmangshme, e cila mund t'i lëkundte themelet e shoqërive europiane. Sidoqoftë njoftime të tilla mund t‘u kenë ngjallur shumë qytetarëve të thjeshtë të paktën siklet, veëanërisht nëse mediet e kanë lënë pasdore, që këto rezutate jorealiste të studimit t'i shpjegojnë në mënyrë kritike.

E sikurse edhe pritej populistët e djathtë dhe islamofobët e të gjitha ngjyrave, që prej vitesh anë e mbanë paralajmërojnë pa u lodhur për rrezikun e islamizimit dhe krjimit të një „Eurabia" në Gjermani dhe në Perëndim, shohin tani të jenë konfirmuar nga studiues të njohur të SHBA-së përfytyrimet më të këqia të tyre.

Por duke analizuar më saktë menjëherë të bëhet e qartë se rezultatet e studimit nuk janë patjetër të përshtatshme për të formuluar parashikime bindëse mbi zhvillimin faktik të popullsisë në vendet perëndimore. Kjo për faktin se studimi niset duke u bazuar në kushtet më ekstreme. Këtë e vështirëson edhe më shumë fakti, se deklarata të vlefshme mbi lëvizjet globale të migracionit në dekadat e fundit janë dëshmuar si me shumë mangësi.

Liria e besimit është një e drejtë themelore

Kush argumenton me kolona shifrash, pa dashur shket në logjikën e radikalëve paranojakë dhe të profetëve të fundit të botës. Këta nuk janë sinqerisht të interesuar për integrimin e migrantëve në bashkësitë e demokratëve. Ndaj është shumë më e rëndësishme të shtrohet ëështja parimore, se si demokracitë e shtetit ligjor pajtohen me faktin, që numri i myslimanëve në Europë do të rritet në të ardhmen.

Në këtë kontekst duhet theksuar se është ëështje private fakti se në ëfarë besojnë ose nuk besojnë qytetaret dhe qytetarët në shtetin ligjor pluralist demokratik. E drejta themelore e besimit fetar ka një vlerë të madhe në kushtetutën tonë të lirë demokratike. Aq më tepër shteti me botëkuptim neutral e ka detyrim të mbrojë lirinë e besimit  - e kjo madje edhe nëse botëkuptimi fetar bie në kundërshtim me normat shoqërore të shumicës së shoqërisë. Por kjo nuk do të thotë që të gjitha ëfarë kërkon një fe të jetë ligj dhe të realizohetn në shtetin demokratik.

Myslimanët nuk janë „automatë të Kuranit"

Studimi aktual i "Pew Research Center" padyshim sugjeron që shoqëritë europiane në të ardhmen duhet të përgatiten për një prani më të madhe të myslimanëve në hapësirën e tyre publike. Po ashtu duhet të përgatiten edhe që qytetarët myslimanë të Europës do të insistojnë që ta jetojnë të lirë dhe hapur besimin e tyre, ashtu sië e praktikonë ëdo ditë edhe të gjithë anëtarët e feve të tjera, e në radhë të parë të krishterët.

Ky konstatim i studimit nuk është arsye për të ndjellë fantazmën e „islamizimit të Perëndimit". Sepse "Islami" nuk ekziston si një njësi statike e pandryshueshme. Ky është një trill si i salafistëve, ashtu edhe i lëvizjeve islamofobe. As myslimanët nuk janë një bllok monolit në asnjë vend të botës. Nuk është vetëm feja që përcakton sjelljen. E formuluar më mprehtë: ata nuk janë „automatë të Kuranit". Në secilin vend me karakter islamik faktikisht propagandohet dhe praktikohet një variant i ndryshëm i fesë islame.

Edhe myslimanët po bëhen laikë

Pikërisht edhe për këtë arsye janë të destinuara të dështojnë përpjekjet e forcave radikale të djathta, që e paraqesin „Islamin e prapamebtur dhe të afërt me dhunën" si modelin e kundërt të Perëndimit të iluminuar dhe të civilizuar. Ky dualizëm naiv nuk u përshtatet realiteteve komplekse. Qysh tani mbi 80% e qytetarëve myslimanë  në Europë janë laikë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Shifra të reja vërtetojn, se gjithnjë e më pak myslimanë në Europë e jetojnë në mënyrë aktive fenë e tyre; një tërheqje në heshtje nga besimi po duket gjithnjë e më shumë, përkundër të gjitha fantazive për sundim të botës nga islamistët radikalë.

Nuk është aq i rëndësishëm numri i myslimanëve në Europë.  Shumë më e rëndësishme është që ne të reflektojmë për kuptimin e qytetarisë në demokraci. Kjo do të thotë, të krijojmë mundësi të reja për një pjesëmarrje të vërtetë të qytetareve dhe qytetarëve në shoqëritë e migracionit në Europë dhe njëkohësisht të mbrojmë arritjet e demokracive të lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat