Municioni i gjetur në Berlin nuk ka lidhje me terrorizëm

Evropë

Municioni i gjetur në Berlin nuk ka lidhje me terrorizëm

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 08:12
Disa policë duke patrulluar në Berlin, Gjermani. Foto nga arkivi

Policia në Berlin ka thënë se nuk dyshon për ndonjë lidhje me terrorizëm pasi dy çanta me municion janë gjetur afër një tregu të Krishtlindjeve dhe një xhamie në kryeqytetin e Berlinit.

Oficerët kanë pranuar thirrje më 10 dhjetor, pasi një banor në zonën Charlottenburg, i ka gjetur çantat.

Mediat gjermane kanë thënë se policia ka kërkuar afër zonës, mirëpo nuk ka gjetur tjetër municion.

Kur është pyetur për ndonjë lidhje të mundshme me terrorizëm, një zëdhënës policor ka thënë, se nuk ka të bëjë aspak me një gjë të tillë.

“Municion gjendet gjithmonë në Berlin”, ka thënë ai.

“Me siguri dikush e ka pastruar bodrumin dhe ka gjetur diçka nga gjyshi i tij”, ka shtuar ai.

Siguria në Gjermani është rritur në kohën e festave me sidomos afër tregjeve të Krishtlindjes.

Një vit më parë, një islamist tunizian pati përplasur një kamion në një treg të tillë në qendër të Berlinit, duke lënë të vdekur 11 persona dhe ngasësin e kamionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat