Le Drian: Parisi kundërshton një bosht iranian në Lindjen e Mesme

Evropë

Le Drian: Parisi kundërshton një bosht iranian në Lindjen e Mesme

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:21
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian hodhi poshtë çdo bosht iranian nga Mesdheu në Teheran dhe kërkoi largimin e milicëve iranianë të pranishëm në Siri.

“Prania iraniane dhe vullneti iranian lënë të hapur mundësinë e krijimit të një boshti nga Mesdheu në Teheran, jo në asnjë mënyrë”, u shpreh ai gjatë një emisioni të posaçëm për Sirinë e Bachar al-Assad-it që do të transmetohet sot në mbrëmje në televizionin France 2.

”Në këtë shtet, Irani po sjell milicët e tij dhe po mbështet Hezbollahun”, theksoi ai.

Regjimi i Damaskut po përfiton gjithashtu nga mbështetja ushtarake e rusëve që njoftuan të hënën tërheqjen e një pjese të rëndësishme të forcave të tyre në Siri.

Në nëntor, kreu i diplomacisë franceze drejtoi akuza ndaj Teheranit duke denoncuar një “tentativë totalitare” iraniane në Lindjen e Mesme, të Libanit në Jemen duke kaluar nga Siria dhe Iraku.

“Siria duhet të bëhet sërish një shtet sovran, i thënë qartësisht i pandikuar nga presionet, prania e shteteve të tjera”, theksoi Jean-Yves Le Drian.

Fuqizimi i Iranit shiit nxit tensione të larta me fqinjët sunitë dhe ngre një sërë pikëpyetjesh nga ana e Perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat