Gentiloni: Italia është kryelartë në çështjen e emigrantëve

Evropë

Gentiloni: Italia është kryelartë në çështjen e emigrantëve

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 23:22
Paolo Gentiloni

Italia është kryelartë në çështjen emigratore, deklaroi sot shefi i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni, ndërkohë që “Amnesty International” ka akuzuar Romën dhe Evropën si bashkëpunëtore në abuzimet që kanë pësuar emigrantët në Libi.

“Më në fund, janë ndezur projektorët mbi situatën e të drejtave të njeriut në Libi. Kjo është merita jonë”, tha Gentiloni gjatë dy fjalimeve para senatorëve dhe më pas deputetëve në kuadër të një samiti evropian në Bruksel.

Sipas atij, është falë marrëveshjeve të nënshkruara mes Romës dhe Tripolit për të frenuar fluksin e emigrantëve që agjencitë e OKB-së tashmë mund të ndërhyjnë në Libi.    

“Në Itali, ardhjet e emigrantëve kanë rënë me 30 për qind këtë vit dhe 69 për qind në pesë muajt e fundit. Që prej 1 korrikut, kjo përfaqëson një rënie me 80 000 persona në raport me vitin 2016, një rezultat që do të kishte qenë i paimagjinueshme që të parashikojë”, vazhdoi ai.

“Nuk ka shkop magjik pas këtyre shifrave të mrekullueshme. Një punë gjigante me rojën bregdetare libiane, autoritetet libiane, komunitetet lokale, me policitë dhe forcat e pranishme, si dhe me vendet e origjinës dhe të transitit të emigrantëve”, theksoi kryeministri italian.

“Në këtë kontekst, Italia mund të jetë krenare se është i vetmi vend që ka dhënë shembullin e mirë në Evropë njëkohësisht për pritjen dhe shpëtimin e jetëve në det dhe për dhënien e goditjeve serioze kundër trafikantëve të qenieve njerëzore, të matshme dhe shpresoj stabël”, deklaroi Gentiloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat