11-vjeçarja në burg për shkak të nënës së saj vrastare

Evropë

11-vjeçarja në burg për shkak të nënës së saj vrastare

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:21

Shirin Gul kishte sjellë në shtëpi meshkujt, të cilët është dashur ta paguajnë për seks.

Në vend të kësaj, Gul kishte vendosur drogë në çaj, pas të cilës i kishte vrarë dhe varrosur në oborr.

Deri në vitin 2005, Gul mbyti 27 meshkuj, për shkak tët ë cilës mori pseudonimin “e burgosura më famëkeqe ne Afganistan”.

Aktualisht ajo ndodhet në vuajtje të burgut të përjetshëm dhe bashkë me të ndodhet edhe vajza e saj 11-vjeçare.

Times shkruan se sipas ligjeve të Afganistanit, nënave iu lejohet të mbajnë fëmijët në burg derisa ata të jenë të moshës minore.  Vajza e Gul quhet Mina dhe ajo është lindur në burg, pas marrëdhënieve të nënës së saj me rojën e burgut.

Gul kishte ndërmarrë një veprim të tillë për t’iu shmangur varjes.  Gazeta britanike shkruan se vajza Mina asnjëherë nuk ka dalë jashtë burgut dhe për dallim nga e ëma e saj vrastare, ajo është shumë e sjellshme.

"Gul për një moment i është afruar vajzës së saj duke i thënë do të vras. Do të vij dhe t’i nxjerr sytë. Mina ndaj këtyre fjalëve ka reaguar qetë, duke qetësuar nënën e saj”, shkruan gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat