PE refuzon ndalimin e qebapit

Evropë

PE refuzon ndalimin e qebapit

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:19
Ilustrim

Parlamenti Evropian sot nuk votoi pro ndalimit të qebapëve, pasi ankesa për përdorimin e fosfatit në qebap nuk mori shumicën e nevojshme, që do të thotë se në BE edhe më tej do të shitet qebapi ashtu sikurse është bërë deri më tash.

Për miratimin e vendimit për ndalimin e shtimit të fosfatit në qebap, munguan tri vota, thuhet në llogarinë Twitter të Komitetit të Parlamentit Evropian për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat