Putin mban sot konferencën vjetore me gazetarë

Evropë

Putin mban sot konferencën vjetore me gazetarë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 08:46
Presidenti rus, Vladimir Putin, foto nga arkivi

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të mbajë konferencën e tij vjetore me gazetarë rusë dhe ata të jashtëm, në një prej paraqitjeve më të mëdha publike, para se shteti të shkojë në zgjedhjet presidenciale të mars të vitit të ardhshshëm.

Putin do të paraqitet para 1,600 gazetarëve, në një organizim tanimë tradicional për të.

Kjo është konferenca e tij e 13-të, prej kur është bërë president në vitin 2000.

Në këtë organizim Putin përgjigjet në pyetje për çështje të ndryshme, duke nisur nga ekonomia deri tek marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në konferencën e vitit të kaluar, Putin ësthë përgjigjur në 50 pyetje dhe ngjarja ka zgjatur tri orë e 53 minuta.

Ai ka konfirmuar gjatë muajit të kaluar se do të kërkojë votën për mandatin e katërt në zgjedhjet e ardhshme.

Putin, 65 vjeçar ka qenë president apo kryeministër nga viti 1999.

Sipas analistëve ai ka shanse të mëdha për të fituar përsëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat