Putin: Kundërshtarët e Trumpit po dëmtojnë SHBA-të

Evropë

Putin: Kundërshtarët e Trumpit po dëmtojnë SHBA-të

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:55
Vladimir Putin

Presidenti rus ka akuzuar kundërshtarët e homologut të tij amerikan Donald Trump se po dëmtojnë SHBA-të duke "shpikur histori" rreth kontakteve me Rusinë.

Në konferencën e tij vjetore, Vladimir Putin tha se kontaktet midis ekipit  të Trump dhe zyrtarëve rusë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në vitin e kaluar ishin normale.

Ai tha se opozita amerikane nuk  ka treguar respekt për ata që e zgjodhën Trumpin.

Fushata e Trump është duke u hetuar për bashkëpunim me Rusinë.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Moska u përpoq të ndikonte në zgjedhjet presidenciale në favor të Trump, por Putin mohon akuzat.

"Të gjithë këto janë shpikje nga kundërshtarët e Trump, të cilët mundohen që ta  quajnë punën e tij si jolegjitime", tha Putin, kur u pyet për hetimin.

Ai shtoi se Trump ka merita për disa ‘të arritura serioze", porse nuk ka qenë në gjendje të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat