May e zhgënjyer me votimin në Parlament

Evropë

May e zhgënjyer me votimin në Parlament

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:44
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh e zhgënjyer sot nga Parlamenti britanik për një amendament që i jep këtij të fundit një të drejtë vetoje për marrëveshjen finale me BE-në për Brexit, duke siguruar se qeveria e saj ishte në rrugën e duhur për të mbajtur premtimet.

“Jam e zhgënjyer nga amendamenti, miratuar në sajë të votave të disa deputetëve konservatorë, që kanë injoruar instruksionet e qeverisë”, theksoi May pas mbërritjes në Bruksel për një samit evropian.

“Por ne jemi në rrugën e duhur për të mbajtur premtimet tona për Brexit”, nënvizoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat