Samiti i BE-së në Bruksel: Ku ka mbetur solidariteti?

Evropë

Samiti i BE-së në Bruksel: Ku ka mbetur solidariteti?

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:05
Samiti i BE-së në Bruksel

Partnerët lindorë në BE nuk duan të pranojnë azilkërkues. Ndërsa kancelarja Merkel nuk do të pranojë një solidaritet „selektiv“. Samiti i 28 vendeve anëtare të BE-së nuk ka një zgjidhje të gatshme.

Qysh në fillim të samitit kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk, shkaktoi tollovi. Tusk në shkresën e tij të ftesës bënte fjalë për një përçarje evidentë në BE lidhur me ëështjen e refugjatëve. Shtete europiano-lindore nga „Grupi i Vishegradit", pra Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia e miratuan atë, sepse Tusk e pati pranuar, që sistemi i deritanishëm i shpërndarjes së refugjatëve sipas kuotave në vendet e BE-së nuk ka funksionuar. Shtete të tjera si Gjermania insistojnë, që të gjitha vendet e BE-së, edhe ato të grupit të Vishegradit, t'u përgjigjen detyrimeve të tyre për të pranuar azilkërkues.

Merkel kërkon solidaritet të brendshëm

Propozimet e presidentit të Këshillit Europian Tusk, nuk janë të mjaftueshme, kritikoi kancelarja në  detyrë Angela Merkel në Bruksel. "Ne na duhet solidariteti jo vetëm në ruajtjen e rendit dhe migracionin e kontrolluar në kufijtë e jashtëm. Ne  kemi nevojë edhe për solidaritet të brendshëm ", kërkoi Merkel. Italia dhe Greqia, ku zbarkojnë shumica e migrantëve, duhet të lehtësohen nga kjo barrë. "Një solidaritet selektiv, sipas mendimit tim, nuk duhet të ketë mes vendeve anëtare të BE-së", tha Merkel. Sistemi aktual nuk funksionon. Ndaj ne duhet që edhe në këtë drejtim të gjejmë zgjidhje solidare. Sistemi i Dublinit parashikon, që vendet anëtare që shkelen për herë të parë nga refugjatët, azilkërkuesit apo migrantët janë përgjegjës për ta.

Vendimet e shumicës të BE-së për shpërndarjen e refugjatëve nga viti 2015 duhet të zbatohen, vërejnë diplomatët e BE-së. Po kështu ka vendosur edhe Gjykata Europiane në shtator. Komisioni i BE-së ka hapur procedurën kundër Polonisë dhe Hungarisë për shkelje të marrëveshjes duke mos i pranuar migrantët.

Tusk sheh përëarje të BE-së

Presidenti i Këshillit Tusk në hapje të samitit të fundvitit në Bruksel edhe një herë bëri të qartë, se në BE ka një krisje të thellë, si sa i përket politikës së migracionit, ashtu edhe lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të unionit monetar, pra të Eurozonës. "Lidhur me unionin monetar ne jemi thjeshtuar gjeografikisht – duke u përçarë Veri-Jug. Lidhur me migrantët jemi të ndarë në Lindje e në Perëndim ", tha Donald Tusk. "Këto hendeqe janë të lidhura me emocione, që është e vështirë të gjesh një gjuhë dhe argumenta të përbashkëta. Ndaj ne duhet të punojmë për unitetin tonë me intensivisht dhe më mirë se deri tani."

Lidhur me problemin e shpërndarjes së azilkërkuesve Komisioni i BE-së propozon një sistem vullnetar, që vendeve refuzuese si Polonia dhe Hungaria t'u lejojë të mos pranojnë migrantë. Por në vend të kësaj këto vende nuk të kontribuojnë në drejtime të tjera, për të ndihmuar vende si Italia dhe Greqia, që janë të mbingarkuar me migrantë.

Brexit në një fazë të re

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së nuk do të merren vetëm me migracionin në këtë samit, por edhe me temën Brexit. Të premten (16.12) pritet drita e gjelbër për bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe një fazë tranzicioni për daljen e Britanisë së Madhe. Para kësaj kryeministrja britanike Theresa May edhe një herë duhet të marrë përsipër se angazhohet që t'u  përmbahet pretimeve për të drejtat qytetare, çështjet financiare dhe kufijtë mes Irlandës dhe Irlandës britanike të Veriut. Lidhur me Brexit deri tani të 27 vendet anëtare kanë pasur një qëndrim të qartë dhe unanim./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat