Koment: Lojë e lehtë për Vladimir Putinin

Evropë

Koment: Lojë e lehtë për Vladimir Putinin

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:12
Ilustrim

Një event ritual në Moskë, transmetohet ëdo vit drejtpërdrejtë në mbarë vendin: Konferenca e shtypit e presidentit rus. Kjo flet shumë si për vet presidentin rus, ashtu edhe për gazetarët mendon Miodrag Soric.

Pjesërisht konferenca e shtypit u zhvillua si në një takim të madh familjar në mbrëmjen e shenjtë: gjyshi tregon për të kaluarën, shjegon politikën aktuale botërore, e në përgjithësi është në humor të mirë. Kur atmosfera për një kohë të shkurtër prishet, kjo ndodh vetëm prej kushërinjve që shtrojnë disa pyetje të bezdisshme, por që gjyshi ua kthen përgjigjen me sovranitet.

Është fjala për konferencën vjetore të pafund të shtypit të presidentit rus. Por shumica e atyre që shtruan çpyetje në rastin më të mirë ishin thjeshtë përmendës të temave thelbësore. Lufta në lindje të Ukrainës, ëështja e Krimesë apo tema e korrupsionit në orën e parë as që u përmendën. Shumë më vonë tek-tuk pati ndonjë pyetje kritike. Sidoqoftë gazetarët nuk kishin mundësinë të formulonin pyetje kritike shtesë, por vetëm duhej të mjaftoheshin si të kënaqur me përgjigjen e presidentit.

Një konferencë shtypi si një operetë

Konferenca e shtypit rrezikoi të degjeneronte në një operetë kur një zotëri i moshuar nga Murmansku nisi të referojë pa pushuar për çmimet e peshkut e nuk la askënd që ta merrte fjalën, madje as vet Putinin. Si kishte ardhur drejtori i një fabrike peshku në këtë konferencë shtypi. Kush e kishte lejuar atë brenda? Përse e lanë atë të flasë kaq gjatë? Por edhe në këtë rast presidenti e qetësoi mysafirin e indinjuar duke u përgjigjur se: po ai e sheh njëlloj problemin me çmimet e peshkut. Mesazhi që mori publiku milionësh i televizionit ishte: "presidenti ynë është në dijeni edhe për këtë temë dhe ka gjithçka nën kontroll."

Image
Miodrag Soric

Në sallë papritur e mori fjalën edhe Xenia Sobtschak, rivalja e tij në zgjedhjet presidenciale pranverën e ardhshme, ajo nuk foli si politikane, por si bashkëpunëtore e jashtme e televizionit "Doschd". Sobtschak, e cila mban një model flokësh me gërsheta ngjashëm si Julia Timoschenko in Kiev, e sulmoi presidentin ashpër. Por ashtu si edhe të tjerët në konferencën e shtypit ajo nuk pati mundësi për pyetje shtesë. E kësisoj Putin iu kundërvu sulmit duke theksuar, se nëse ai nuk rizgjidhet vendin e kërcënon kaosi politik, përshtjellimet, pothuajse po në atë gradë si edhe aktualisht në Ukrainë. Edhe këtu sërish një sinjal në adresë të zgjedhësve: ose unë ose kaosi!

Reklamë për kandidatin në luftën elektorale

Në këtë mënyrë konferenca vjetore e shtypit degjeneroi në një veprimtari reklame pa shpenzime për kandidatin për president Putin. Mbajtësi i postit nuk kishte asgjë të re për të thënë. Ndërsa për pjesëmarrësit e huaj edhe gjërat e vjetra që dihen mund të kenë efekt provokues: Rusia nuk ka trupa të vetat në Ukrainë; amerikanët janë vet fajtorë, që konflikti me Korenë e Veriut nuk po avancon; kundërshtarët e Trumpit e deformojnë të vërtetën dhe dëmtojnë vendin e tyre; procesi i Minskut nuk është efektiv sa duhet. E po, disa sportistë rusë kanë marrë doping – por sportistët në botën e jashtme po ashtu bëjnë të njëjtën gjë e megjithatë lejohen të shkojnë në Lojërat Olimpike. Sërish akuza të shprehura tërthorazi: Perëndimi i dënon vetëm sportistët rusë nga Lojërat Olimpike Dimërore në Kore, për të dëmtuar Putinin.

Bilanci është sa domethënës aq edhe për të të ardhur keq, për mënyrën se si e kuptojnë ndërkohë gazetarët rusë punën e tyre: ajo të kujton kohët sovjetike, kur ata duartrokisnin pas fjalës së presidentit të tyre. Vetëm pak prej tyre duken të jenë të vetëdijshëm, që ata nuk janë krahu i zgjatur i qeverisë, por ata që duhet të kontrollojnë dhe të zbulojnë problemet. Kësisoj Putin edhe në konferencën e sivjetme të shtypit pati katër orë argëtuese. Njësoj si gjyshi për Krishtlindje./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat