Zyrtarizohet data e nisjes së fushatës presidenciale në Rusi

Evropë

Zyrtarizohet data e nisjes së fushatës presidenciale në Rusi

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:33
Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë konferencës së tij vjetore me gazetarë.

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Rusi do të fillojë më 18 dhjetor, derisa më parë është njoftuar se dita e zgjedhjeve do të jetë më 18 mars 2018.

Datat janë konfirmuar sot nga Këshilli Federativ në Rusi.

Rezoluta nga ky këshill pritet të bëhet publike më 18 dhjetor, kur edhe do të nisë zyrtarisht fushata.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar më 6 dhjetor se ai do të garojë për një mandat tjetër, derisa ka gjasa të mëdha të fitojë përsëri.

Gjatë ditës së djeshme Putin, u ka thënë gazetarëve se ai do të garojë si kandidat i pavarur dhe jo si i nominuar nga partia Rusia e Bashkuar që kontrollohet nga Kremlini.

Disa e kanë konsideruar njoftimin e Putinit si lajmërim, se kjo mund të jetë strategji e tij për të ardhmen, ashtu që të kandidojë përsëri më 2024.

Politikani opozitar, Aleksei Navalny synon të jetë pjesë e garës, ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor, ka thënë se ai nuk mund të kandidojë për shkak të një dënimi kriminal që beson se ishte i motivuar politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat