Itali, superoperacion për kapjen e pasuesit të Toto Rinnës

Evropë

Itali, superoperacion për kapjen e pasuesit të Toto Rinnës

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:39

Gati 3 javë pas vdekjes së Salvatore Riinës, kreut të “Cosa Nostra”-s, policia italiane ka nisur mëngjesin e së enjtes një superoperacion, me mbi 130 efektivë në terren, për arrestimin e emrit më të përfolur si pasues i Riinës, Matteo Messina Denaro.

Operacioni është duke u zhvilluar në zonën e Castelvetranos, ku edhe dyshohet se mund të fshihet Denaro, i cili është në arrati që prej vitit 1993.

Deri më tani raportohet se janë nën hetim 30 persona, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Matteo Messina Denaron gjatë arratisë së tij.

Në banesat e tyre kanë mësyrë forcat e policisë, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë nga bosi, i cili prej 24 vitesh është në arrati.

 

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat