Abuzimi i fëmijëve, Komisioni: Kisha, beqari vullnetare

Evropë

Abuzimi i fëmijëve, Komisioni: Kisha, beqari vullnetare

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 11:46
Pamje nga konferenca

Autoritetet australiane kanë dështuar thellësisht në detyrën e tyre për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi seksual.

Ky ishte përfundimi i 5 viteve hetime nga komisioni mbretëror australian, forma më e lartë e hetimit publik, pasi dëgjoi dëshmitë e më shumë se 8 000 viktimave të abuzuara. Institucionet e akuzuara janë të njëjtat, kisha, shkollat dhe klubet sportive. 

Priftërinjtë dhe mësuesit e shkollave ishin ata që akuzoheshin më shpesh dhe numri më i madh i tyre ishte në institucione katolike.

“Dhjetëra mijëra fëmijë janë abuzuar seksualisht në shumë institucione australiane. Numrin e vërtetë nuk do ta zbulojmë kurrë. Nuk bëhet fjalë për disa mollë të kalbura, por për institucionet kryesore e shoqërisë që kanë dështuar bindshëm”, shkruhet në raport. Kryeministri australian Malcom Turnbull tha se raporti paraqet një tragjedi kombëtare për Australinë.

Që prej 2013, komisioni mbretëror i ka referuar më shumë se 2500 raste policisë. bashkë me raportin final, komisioni dha edhe qindra rekomandime.

Mes të cilave bie në sy rekomandimi për kishën katolike që të bëjë vullnetare beqarinë tek priftërinjtë dhe të rishikojë rregullat e rrëfimit kur bëhet fjalë për abuzime me fëmijët. Por përfaqësuesit e kishës katolike për Australinë thanë se kjo nuk do të ndodhë kurrë pasi beqaria e klerit dhe shenjtëria e rrëfimit janë të pashkelshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat