Schulz: Bisedimet për koalicionin me Merkel në fillim të janarit

Evropë

Schulz: Bisedimet për koalicionin me Merkel në fillim të janarit

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:40
Mario Schulz

Lideri i socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), Martin Schulz deklaroi se bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeveritar me konservatorët e kancelares, Angela Merkel do të zhvillohen në fillim të janarit.

Gjithashtu, lideri i SPD-së, Schulz do të zhvillojë një takim tjetër të mërkurën me kancelaren Merkel, aleatin e saj bavarez,  Horst Seehofer dhe kreun e grupeve parlamentare të dy partive për të diskutuar më hollësisht çështjet e axhendës.

“Lidershipi i socialdemokratëve të qendrës së majtë të Gjermanisë (SPD) votoi në favor të bisedimeve për një koalicion të ri qeveritar me konservatorët e kancelares,  Angela Merkel”, sipas burimeve të SPD-së.

Disa anëtarë të partisë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë vendim, sepse qeveria e mëparshme e koalicionit midis dy partive u pasua nga një rezultat i dobët për SPD-në në votimet e shtatorit.

Pas dështimit të bisedimeve me dy partitë e vogla,  muajin e kaluar Merkelit i kanë mbetur vetëm dy zgjidhje , formimi i një qeverie të pakicës ose fillimi i bisedimeve me SPD-në për një koalicion tjetër të madh. Merkel e ka përjashtuar  formimin e një qeverie të pakicës  duke argumentuar se Evropa ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat