Vdes personi më i vjetër në Evropë

Evropë

Vdes personi më i vjetër në Evropë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:45
Ana Vela Rubio

Ana Vela Rubio u lind më 29 tetor 1901 në afërsi të Kordobës dhe që nga mosha 40-vjeç të shekullit të kaluar ka jetuar në Kataloni.

Ajo mori përsipër kurorën e evropianes më të vjetër, kur më 15 prill të këtij viti, Emma Morano vdiq, në moshën 117 vjet e 137 ditë.

Kjo grua vdiq ditë më herët dhe katër muajt e fundit me të ka jetuar vajza e saj 90-vjeçare, transmeton Hina.

Pretendohet se pas vdekjes së Ana Vele Rubio, personi më i vjetër në Evropë është bërë një grua tjetër nga Mesdheu, gruaja italiane Jozepina Projeto, e cila është 115 vjeç dhe 200 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat