Ikea nën hetime

Evropë

Ikea nën hetime

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:42
IKEA

Komisioni Evropian do të kryejë hetime të thella ndaj kompanisë Ikea për shkak të taksave.

Komisioni dyshon se Inter Ikea ka dhënë të dhëna jo të sakta për taksa.

Komisionarja evropiane Margrethe Vestager tha se të gjitha kompanitë duhet të paguajnë taksat.

BE do të shikojë nëse çështja e taksave të Ikea ka shkelur rregullat e unionit.

Sipas ligjit të BE-së, shtetet anëtare nuk mund të japin përfitime tatimore selektive për grupet shumëkombëshe që nuk janë në dispozicion të firmave të tjera.

"Komisioni ka shqetësime se dy vendime tatimore [holandeze] mund t'i kenë dhënë Inter Ikea një përparësi të padrejtë në krahasim me kompanitë e tjera," tha ajo.

Inter Ikea me qendër në Holandë, grumbullon honorare nga pjesë të tjera të Ikea dhe paguan pak taksa mbi të ardhurat.

Komisioni Evropian është i shqetësuar se kompanitë gjigante fitojnë një avantazh të padrejtë ndaj rivalëve më të vegjël që nuk kanë mundësi të përdorin skema të ngjashme tatimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat