Lagarde: Rritja ekonomike britanike më e lartë në rast marrëveshjeje me BE-në

Evropë

Lagarde: Rritja ekonomike britanike më e lartë në rast marrëveshjeje me BE-në

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 18:52
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde theksoi sot se Brexit ndikonte tashmë në ekonominë e Britanisë së Madhe, por rritja ekonomike do të ishte më e lartë nëse vendi mbetej i hapur për tregtinë ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe BE-në.

“Qartësisht, ekonomia britanike po humbet tashmë, ajo po ngadalësohet. Kjo ndodh si rezultat i vendimit të britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian gjatë referendumit të 23 qershorit 2016”, nënvizoi Lagarde në një konferencë shtypi në kryeqytetin britanik.

Shefja e organizatës ndërkombëtare paraqiti raportin e përvitshëm të institucionit mbi ekonominë britanike, që parashikon një rritje prej 1,6 për qind për vendin në 2017, rreth 0,1 pikë më pak nga sa pritej nga FMN-ja deri tani dhe rreth 1,5 për qind në 2018.

“Në raport me rishikimet në rritje që kemi parë për vendet e tjera të zhvilluara, kjo është një zhgënjim”, theksoi Lagarde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat