Lubnauer: Pushteti në Poloni po i shpall luftë BE-së

Evropë

Lubnauer: Pushteti në Poloni po i shpall luftë BE-së

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 23:40
Andrzej Duda

Presidenti polak, Andrzej Duda njoftoi sot se kishte marrë vendimin për të dekretuar dy ligjet e diskutueshme të reformës gjyqësore, që janë shkaku i nisjes disa orë më parë të një procedure nga ana e Komisionit Evropian.

Vendosmëria e kreut të shtetit për të bërë këtë njoftim vetëm pas vendimit të Brukselit, u kritikua nga liderja e partisë opozitare, Katarzyna Lubnauer, sipas saj konservatorët në pushtet në Poloni po i shpallin luftë Bashkimit Evropian.

Ajo kritikoi vendimin e papërgjegjshëm të presidentit, se në momentin që u aktivizua neni 7 i traktatit të BE-së kundrejt Polonisë vendos të nënshkruajë dy ligje që bëhen ndër të tjera, objekt debati.

“Megjithëse, edhe pse kemi tre muaj kohë për të korrigjuar shtetin e së drejtës, PiS (partia në pushtet konservatorët Ligj dhe Drejtësi), me ndërmjetësimin e presidentit, parashtron ligje që janë perceptuar në shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit nga pushteti legjisltativ dhe ekzekutiv, kjo do të thotë që PiS po hidhet në luftë kundër Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo.

Kreu i partisë kryesore opozitare, Platfoma civile (PO, e qendrës) Grzegorz Schetyna shprehu gjithashtu keqardhje se Duda po merr pjesë në sulmin kundër gjykatave të pavarura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat