45 të lënduar në një aksident hekurudhor në Spanjë

Evropë

45 të lënduar në një aksident hekurudhor në Spanjë

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 20:00
Pamje nga aksidenti

Të paktën 45 persona janë plagosur për shkak të një incidenti hekurudhor në një stacion në afërsi të Madridit në Spanjë.

Ata janë dërguar me shpejtësi për në spitalin e zonës ku dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Lajmi është konfirmuar nga shërbimi spanjoll i emergjencës që thekson se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Image

Treni, i cili lëvizte me shpejtësi të reduktuar, nuk është ndalur në kohë dhe ka goditur një pengesë metalike në ndalesën e stacionit.

Nuk dihen akoma shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Ndërsa autoritetet lokale kanë hapur një hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat