BE-ja e ndihmon Greqinë për qendrat e refugjatëve

Evropë

BE-ja e ndihmon Greqinë për qendrat e refugjatëve

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Komisioni Evropian njoftoi sot se do t’i japë Greqisë shtatë milionë euro për të ndihmuar për nevojat urgjente të lidhura me strehimin dhe ushqimin e emigrantëve, si dhe për pastrimin e qendrave pritëse në ishujt e detit Egje dhe në tokën kontinentale greke.

“Ne vazhdojmë të tregojmë solidaritet me Greqinë në çështjet e menaxhimit të situatës emigratore në ishuj dhe në tokën kontinentale”, deklaroi komisioneri evropian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos.

“Fondi i sotëm do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në qendrat pritëse në Greqi”, theksoi ai pas njoftimit për dhënien e kësaj ndihme monetare.

Greqia është një prej portave hyrës kryesore për në Evropë të valës së refugjatëve që vijnë nga zonat kryesisht të prekura nga konfliktet në Azi dhe Afrikë.

Ky pozicion i Greqisë e ka bërë atë të përballet edhe me një fluks emigrator të paprecedentë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat