Dy tërmete godasin verilindjen e Greqisë

Evropë

Dy tërmete godasin verilindjen e Greqisë

Më: 2 janar 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Dy tërmete goditën sot zonën e Kilkisit, në Greqinë Verilindore, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.

Tërmeti i parë me magnitudë 4,0 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën lokale 00:13.  Epiqendra e tij ishte 28 kilometra në veriperëndim të Kilkisit, ndërkohë që tërmeti i dytë ra në orën lokale, 06:24. Ai ishte 25 kilometra në veriperëndim të kësaj zone apo 367 kilometra në veri të Athinës. Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat