Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident në Siberi

Evropë

Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident në Siberi

Më: 3 janar 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Mediat ruse kanë raportuar se 10 persona, duke përfshirë katër fëmijë janë vrarë gjatë një përplasje mes dy veturash në rajonin autonom të Siberisë, Khanty-Mansiisk.

Agjencia e lajmeve, Interfax ka cituar një zëdhënës të policisë rajonale të trafikut të ketë thënë se aksidenti ka ndodhur në një autostradë.

Zyrtarët kanë thënë se një nga drejtuesit e makinës e ka humbur kontrollin e mjetit. Njëri nga fëmijët e vdekur në aksident ishte në moshën 1 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat