Rusia paralajmëron SHBA për Iranin

Evropë

Rusia paralajmëron SHBA për Iranin

Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:34
Sergej Rjabkov

Moska ka paralajmëruar Uashingtonin që të mos përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit, tha sot zëvendës shefi i diplomacisë ruse Sergej Rjabkov dhe akuzoi SHBA se dëshiron të përfitojë nga situata ekzistuese për të mbështetur marrëveshjen bërthamore me Teheranin.

“Ne paralajmërojmë SHBA-në të mos përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës Islamike të Iranit", tha ai për TASS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat