Merkel: Një koalicion tjetër i madh mund të funksionojë

Evropë

Merkel: Një koalicion tjetër i madh mund të funksionojë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 13:20
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ri të madh qeveritar, bisedimet për të cilin fillojnë sot.

“Ky koalicion mund të funksionojë, por unë e kuptoj që kemi një punë shumë të madhe përpara”, deklaroi Merkel.

Për forcimin e kohezionit social në Gjermani,  qeveria e re e ka të nevojshme të sigurojë se niveli i punësimit është optimal, se pasuria është e ndarë në mënyrë të barabartë dhe se siguria e brendshme është e garantuar.

Ndërkohë, lideri i Unionit Socialkristian (CSU), Horst Seehofer, tha se në bisedimet paraprake për formimin e qeverisë së re, partia e tij hyn pa kushte të vështira për t’u plotësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat