Austria ndërpret ndihmën sociale për 167 mijë persona, kryesisht emigrant

Evropë

Austria ndërpret ndihmën sociale për 167 mijë persona, kryesisht emigrant

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:59
Sebastian Kurz

Partia e djathtë Popullore Konservatore (VP) dhe ajo e ekstremit të djathtë Partia e Lirisë (FP) në pushtet në Asutri, kanë planifikuar të ndërpresin ndihmat emergjente sociale për më shumë se 167 000 persona. Plani i ri lidhet me integrimin e ndihmës emergjente sociale me përfitimet e përkohshme të papunësisë.

Sipas të dhënave të Statistikave të Austrisë dhe Shërbimit të Tregut të Punës (AMS) shumica e personave të prekur nga ndërprerja e ndihmave emergjente janë emigrantë me lejë të rregullt qëndrimi. Rreth 135 200 persona kanë marrë ndihma financiare me vlerën e 880 eurove ose më pak në muaj, duke përfshirë përfitimet familjare për partnerët dhe fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat