Putin formon shtabin zgjedhor

Evropë

Putin formon shtabin zgjedhor

Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:09
Vladimir Putin

Në kampanjën parazgjedhore të presidentit aktual ruse dhe kandidatit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Vladimir Putin, sot janë emëruar katër bashkudhëheqës që do të punojnë si vullnetarë, ashtu si edhe të gjithë anëtarët e tjerë të personelit.

Aty janë Jelena Shmelova, drejtoreshë e qendrës arsimore për fëmijë të talentuar Sirius, Sergej Kogogin, drejtori i përgjithshëm i fabrikës për ndërtimin e kamionëve Kamaz, Aleksandar Rumjancev, drejtori i qendrës shëndetësore dhe Dmitrij Rogaçov, anëtar i Akademisë ruse të shkencave, ka thënë zëdhënësi i ekipit zgjedhor Andrej Kondrashov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat