Brnabiç për “Economist”: Në Srebrenicë nuk është bërë genocid

Evropë

Brnabiç për “Economist”: Në Srebrenicë nuk është bërë genocid

Më: 10 janar 2018 Në ora: 19:27
Ane Brnabiç

Mediat në Kroaci  kanë përcjellur deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ane Brnabiç, e cila në një intervistë për “Economist” tha se “në Srebrenicë nuk është bërë genocid”.

Ajo ka arsyetuar mendimin e saj duke thënë se aty është kryer një “krim i tmerrshëm”.

“Nuk ka pasur ndonjë veprim me mendimin: T’i heqim qafë të gjithë, që të mos ketë më myslimanë. Mendoj se genocide, sipas përkufizimit do të thotë të vrasësh gra, fëmijë…kjo nuk ka ndodhur në Srbrenicë. Është e vështirë për mua të flasim për këtë, sepse aty ka ndodhur një krim i tmerrshëm, një nga krimet që mua më personalisht më bën të ndjehem e turpëruar, sepse e përshkoi Serbinë në  mënyrën jo të denjë dhe aspak të vërtet”, tha ajo.

Deklarata e saj u përcoll nga mediat kroate, duke kujtuar se “Tribunali i Hagës së Ratko Mlladiç, udhëheqësi i luftës serbe në Bosnje e Herzegovinë, është dënuar ndër të tjera edhe për genocid në Srebrenicë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat